Aktualitet

Prangoset Kelmend Xhaferri, autori i icidentit me policinë e Elbasanit

Pranga Kelmend Xhaferrit, një prej protagonistëve të incidentit me Policinë e Elbasanit, shtatorin e kaluar. Ndonëse në arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, 36-vjeçari u kap duke udhëtuar me një makinë “Porsche” dhe me armë me vete, në Lagjen “5 Maji” të Elbasanit. Kur u ndalua nga uniformat blu, Xhaferri hodhi në tokë pistoletën tip “Bereta” dhe tentoi të largohet, por pa sukses.