Pushimet përfunduan për Endri Çekiçin. Mesfushori ishte pa ekip që prej verës së kaluar dhe tashmë duhet të rikthehet në aksion.
Me cilësitë e tij, Çekiçi është një vlerë e shtuar për Adanasporin, duke qenë se ka luajtur vitet e fundit në nivel më të lartë. Pogradecari duhet të kapë formën e tij dhe këtë ka shansin ta bëjë tek Adanaspori dhe të shpresojë në të ardhmen për një rikthim në Kombëtare.
LEXO EDHE: Ofertë tunduese për Manajn, sirena nga Stambolli
Gjatë prezantimit, 28-vjeçari u shpreh se ekipi do të dalë nga kjo situatë e vështirë: “Do ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Vendi i Adanasporit nuk duhet të jetë këtu. Ne do të bëjmë gjithçka për të ikur nga ky pozicion dhe do të tentojmë me rezultate më të mira. Duam ta çojmë Adanasporin aty ku i takon. Sigurisht që do të bëj më të mirën. Do të bëj gjithçka që mundem dhe do ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Çekiçi.
LEXO EDHE: Analiza/ Interi njësoj si vitin e kaluar, e thonë pikët
Ndërkohë Enis Bardhi ndan rrugët me Trabzonspor. Klubi turk ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Trabzonspor, në shenjë mirënjohje-je për kontributin e dhënë, i dhuroi Bardhit një çmim. Lojtari me origjinë shqiptare, theksoi se gjatë qëndrimit në Trabzon është ndjerë si në shtëpinë e tij.
29-vjeçari ishte një shtyllë e rëndësishme për këtë skuadër, teksa për 3 sezone ka luajtur në kampionat më shumë se 70 ndeshje. Me interes të madh pritet të shihet se ku do të transferohet Bardhi, me alternativat që janë të shumta.