Aktualitet

Prodhimet bujqësore, Rama nuk mohon praninë e pesticidit

Kryeministri Rama reagoi mbi prodhimet bujqësore, duke kundërshtuar akuzat se prodhimet shqiptare rriten e piqen artificialisht dhe jashtë standardeve të vendosura nga Bashkimit Europian. Rama, thotë se në asnjë produkt bujqësor të prodhuar në Shqipëri analizat e BE-së nuk kanë rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike. Megjithatë, prania e pesticidit methomyl, nuk mohohet nga Kryeministri. Ai theksoi nevojën për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të sigurisë ushqimore.