Prokurori i Apelit në Tiranë, Gentian Trenova nuk kalon Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi sot shkarkimin e tij, pas verifikimeve dhe seancës dëgjimore, ku referuar ILDKPI-së, u konstatua se Trenova fshehu pasurinë. Gjithashtu, rezultoi se kishte pushuar hetimet ndaj një kolegu të akuzuar për korrupsion, për të cilin ekzistonte një audiopërgjim. Në një tjetër rast, Trenova pushoi hetimet dhe për një të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.