Aktualitet

Vlora ka numrin më të lartë të dosjeve për pronat

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportoi se gjatë vitit 2017 Vlora është qyteti me numrin më të lartë të dosjeve pa vendime e ndjekur nga Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Ndërkohë qarqet më pak problematike rezultojnë Dibra dhe Kukësi. Përtej kësaj ky institucion ka ngritur si shqetësim edhe mungesën e dokumentacioneve. Qarqet që vuajnë më shumë këtë pjesë janë Fieri, Vlora e Gjirokastra pasi  në vitin 1997 u janë djegur kadastrat.