Këshiltarja e PDIU-së, Albina Nanaj kërkoi që në mbledhjen e rradhë së Këshillit Bashkiak të Tiranës, të dilet me një vendim ku Policia Bashkiake të mund të gjobisë ata të cilët nuk i vendosin maska qenve të tyre agresivë. Kjo nismë u mbështet nga të gjithë këshilltarët, pasi shpesh herë ka patur raste kur qentë agresivë kanë dëmtuar njerëz. Në projektvendim do të kërkohet që të gjithë qentë me pronarë, të regjistrohen dhe të kenë një certifikatë të tyre.