Gjendja në Shkup paraqitet e qetë, një ditë pas protestave të dhunshme që pasuan nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, për emrin e Maqedonisë. Zyrtarisht, Ministria e Brendshme njofton për 7 policë dhe dy protestues të lënduar, ndërsa u ndaluan 25 vetë. Demonstruesit tentuan hyrjen me forcë në selinë e Parlamentit. Ndërkaq, akuzuan Policinë se përdori dhunë brutale. Organizatorët nga opozita maqedone, paralajmëruan tubime të tjera, deri në zhbërjen e atyre që i cilësojnë “Marrëveshje që iu rrënojnë identitetin”.