Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së vijuan edhe sot protestat para Ministrisë së Brendshme. Por pas kësaj, ata marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur në duar banderola në formë bilete avioni, të përgatitura në mënyrë simbolike në protestën e sotme. Banderolat ata i lanë para Kryeministrisë, duke i kërkuar kryeministrit Rama të largohet. Në protestën e sotme pati edhe një përplasje me policinë.