Nëse ende jeni duke kërkuar një mashkull alfa, mendohuni edhe njëherë. Besoni apo jo, meshkujt beta nuk janë më keq. Në fakt, ata mund të jenë edhe më të mirë. Rezulton se meshkujt beta po pushtojnë zemrat e grave gjithnjë e më shumë.
Mashkulli alfa dhe mashkulli beta janë dy klasifikime të ndryshme të meshkujve. Një mashkull alfa mund të përkufizohet si ai që posedon tipare të mëdha udhëheqëse. Ndërsa meshkujt beta janë ato për të cilat shpesh tërhiqen femrat.
Këta lloj burrash mund të zgjidhin problemet që hasin lehtë dhe gjithmonë mund ta shtyjnë rrugën e tyre drejt fitores. Ky është ndryshimi i rëndësishëm midis dy llojeve.
Ndërkaq, njihuni me arsyet se pse gratë tërhiqen më shumë pas këtyre meshkujve:
1. Ata janë xhentila.
Meshkujt beta nuk janë frikësues, ndryshe nga alfat dominuese. Këto të fundit janë tepër ambicioz dhe kjo është arsyeja pse ata priren të jenë tepër shtrëngues dhe këmbëngulës ndonjëherë. Burrat beta arsyetojnë mirë për shkak të prirjes së tyre për të shmangur konfliktet. Kjo është arsyeja pse ju gjithmonë do të keni një fjalë dhe do të dëgjoheni. Për më tepër, betat kanë nivele më të ulëta të stresit sesa shumica e alfave, që është një pikë tjetër në favor të tyre.

2. Bëjnë punë shtëpie.
Meshkujt beta kurrë nuk vrenjten kur lajnë enët. Ju nuk do ta dëgjoni të thotë gjëra të tilla si: “Nuk është punë burri”.

3. Nuk janë kontrollues.
Ndryshe nga meshkujt alfa, betat nuk përpiqen të jenë dominantët në një marrëdhënie. Barazia është thelbësore kur bëhet fjalë për të jetuar me një beta. Ndërsa mund të tingëllojë si argëtim të dilni me një alfa, mbani mend se ata janë tmerrësisht egoistë.

4. Ata janë besnikë dhe mbështetës.
Meshkujt beta janë besueshëm dhe gjithmonë mbështetës. Kjo është arsyeja pse ata bëhen baballarë të përsosur. Betat mund të japin një shembull se si të respektohen gratë dhe të zgjidhen konfliktet me fjalë dhe jo me grushta. Pra, nëse jeni i dashuruar me një beta, bëhuni gati për dashuri dhe siguri të pakushtëzuar.

5. Dalja me ta është kënaqësi.
Nëse krahasojmë alfat dhe betat, këto të fundit janë shokë më të mirë. Burrat mbizotërues gjithmonë duhet të sigurohen se janë në qendër të vëmendjes. Kjo sjell shumë telashe sepse ata nuk e marrin refuzimin për mirë. Ata fillojnë të përpiqen t’u provojnë gjërat njerëzve dhe mund të veprojnë me vrazhdësi dhe pastaj mbrëmja prishet. Për fat të mirë, asgjë e tillë nuk u ndodh betave. Këta njerëz thjesht argëtohen dhe kurrë nuk përpiqen të jenë dikush që nuk janë.
