Health & Beauty

Pse nuk duhet të udhëtoni me avion kur jeni të ftohur…

Nëse jeni ftohur në ditët para udhëtimit tuaj, anulimi i fluturimit mund të duket si i tepërt. Në fund të fundit, është thjesht një ftohje apo jo? Megjithatë, ju mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj. Së fundmi, një pilot i paralajmëroi pasagjerët që të mos hipin në avion derisa ballafaqohen me ftohjen, sepse rrezikojnë probleme të përhershme me veshin dhe dëgjimin. Kapiteni Jaimes García, i cili punon për kompaninë ajrore kolumbiane Avianca, ndau një video në TikTok, duke shpjeguar rreziqet e udhëtimit me avion nëse përballeni me ftohjen.

Ai paralajmëroi se ndryshimi në lartësi mund të shkaktojë atë që njihet si barotrauma e veshit, një lloj dëmtimi i veshit i shkaktuar nga ndryshimet në presionin midis pjesës së brendshme dhe të jashtme të veshit. Mund të çojë në dhimbje veshi dhe në disa raste, në humbje të përhershme të dëgjimit. “Nëse është vërtet e vështirë dhe jeni vërtet i mbingarkuar, daullja e veshit madje mund të çahet. Është shumë serioze”-tha ai. Luhatja e temperaturave ndikon në organizmin tonë, kështu që jemi ende në sezonin e gripit! Pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepër nëse keni shumë mukozë, sepse kjo mund ta përkeqësojë më shumë.

Tretni në ujë vitaminë C çdo ditë, dy ose tre herë në ditë dhe do ta ndihmoni sistemin imunitar të përballojë çdo sfidë. Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm dhe nëse hani perime dhe fruta rregullisht, minimizoni rrezikun e prekjes nga infeksionet. Shmangni antibiotikët për aq sa mundeni. Konsumoni një probiotik çdo ditë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të keni shëndet të mirë, por përmirëson në mënyrë drastike sistemin tuaj imunitar. Rekomandohet të merrni edhe vitamina D çdo ditë gjatë vitit, nëse nuk kaloni shumë kohë në diell. Ndërsa ditëve të ftohta të gjithë duhet të konsumojnë vitaminën D, kur nuk ka diell. Vaji i peshkut funksionon ende!