Hakimi shënon në minutën e 12′ dhe nxjerr PSG në avantazh!
PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune.
Finalja e sotme vendos përballë skuadrat për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë. Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.
Nga stolat me ide po përballen edhe dy strategët, Luis Enrique që e ka shijuar në një rast si trajner trofeun në sezonin 2014-15 me Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër është Simone Inzaghi që nuk ka fituar asnjë trofe të Champions, me bilancin që është një finale e humbur me Interin e tij më 10 qershor 2023 kundër Manchester Cityt (1-0) në Stamboll.
PSG u mposht 1-0 nga Bayern Munich në finalen e Champions League të vitit 2020.