Showbiz

Pushimet modeste të familjes Beckham

Ata kanë mundësi të udhëtojnë në të gjithë botën por kanë zgjedhur krahinën e Puglias në Itali.

Victoria Beckham sapo ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj David, pas një xhiroje me biçikletë.

Ata kanë zgjedhur Italinë si destinacionin e tyre të pushimeve ku po qëndrojnë së bashku me fëmijët.

Çifti Beckham gjithmonë është vlerësuar për thjeshtësinë e tyre për këtë arsye adhurohen nga fansat.