Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve. Presidenti serb takoi sot ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin ka pranuar ftesën e Vuçiç. Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, por edhe të diskutohet për dialogun Serbi-Kosovë.