Aktualitet Zgjedhjet 2025

Qytetari që voton gjithmonë ndër të parët sepse e ka një arsye, të cilën e zbulon Anila Hoxha në TAR

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”. 

Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

Nëpërmjet një lidhjeje telefonike me Blendi Salaj për të raportuar për ecurinë e procesit të votimit sot më 11 maj, Anila Hoxha gazetarja e Top Channel tregoi ndër të tjera edhe rastin e një qytetari i cili voton gjithmonë ndër të parët për shkak të një arsye shumë të fortë.