Duke folur për projektet e zhvillimit për Lurën, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te Agroturizmi, si mundësi e mirë për të dalë nga varfëria. “Nuk do e lëmë rrugën pa e bërë,vetëm mos filloni që sot në “Facebook” pse nuk nis, pasi rrugët nuk bëhen aq kaq kollaj sa thuhet fjala. Kërkojnë një proces të tërë”, – tha Rama. Shefi i Qeverisë vuri në dukje se “Këto 4 vjet, patën dy probleme madhore: rrugët e papërfunduara dhe borxhi që duhet t’u ishte shlyer atyre që i bënë”.