Aktualitet

Rama flet për dekorimin e Gafur Mazrekut

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për Gafur Mazrekun dhe e quan sulm të shëmtuar ndaj tij. Në një njoftim nga zyra e shtypit e kryeministrisë thuhet se Kryeministri e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar. Kryeministri bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi.