Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në Gjermani ku u prit me një ceremoni zyrtare. Nesër Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel. Qëllimi i takimit është lobimi për të bindur Gjermaninë për të dhënë dritën jeshile, që të hapen negociatat për Shqipërinë në muajin qershor.