Aktualitet

Rama mohoi ngritjen e kampeve për refugjatë, reagon “Der Spiegel”

Pavarësisht se Kryeministri Edi Rama e mohoi krijimin e një kampi refugjatesh nga BE në Shqipëri, mediat gjermane shkruajnë se Shqipëria shihet si vendi më i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve. Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë saj. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre.