Kryeministri Edi Rama në një intervistë për mediat austriake, foli për çeljen e negociatave me BE në datën 28 qershor. Rama tha se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE-ja ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi. Kryeministri theksoi gjithashtu se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë azilkërkuesit shqiptarë në atdhe, nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.