Aktualitet

Rama shkarkon 4 drejtorë Hipoteke dhe 2 ALUIZNI

Kryeministri Edi Rama shkarkoi 4 drejtorë Hipoteke dhe dy të ALUIZN-it. Vendimi erdhi pas një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi pasditen e sotme me Drejtoret Rajonale të Hipotekave dhe ALUIZN-it. Shkak i këtyre shkarkimeve mësohet se është performanca e dobët e këtyre drejtorëve.  Rama ka paralajmëruar shkarkime nga puna për të gjithë punonjësit e administratës që nuk përmbushin kërkesat dhe për ata që kanë performance të dobët.