Aktualitet

Rama thërret mbledhje me qeverinë, të pranishëm Balla, Peleshi dhe Klosi

Menjëherë pas konferencës me ambasadorin Gonzato, kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë, duke thirrur mbledhje në qeveri.

Të pranishëm janë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare të Partisë Socialiste.

Edhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, do të jetë i pranishëm në këtë mbledhje.

Ende nuk dihen detajet e takimit por pritet të sqarohen në vijim, ndërsa kujtojmë se pak më vonë pritet edhe mbledhja e qeverisë.