Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, në funksion prej muajsh. Vendimi i komunikuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pason stabilizimin e tregut të hidrokarbureve dhe arritjen e marrëveshjes Amerikë-Iran, për zhbllokimin e Hormuzit.
Përfundimi i situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, ne sot vendosëm që të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej muajsh është në funksion. Në zbatim të ligjit për hidrokarburet.
Kanë qenë muaj që kanë pasur luhatje të çmimeve të karburanteve. Çmimet e bursës janë stabilizuar, është arritur një marrëveshje, Kanali i Hormuzit do të zhbllokohet.
Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe prandaj ne kemi vendosur të përfundojmë funksionimin e Bordit.
Kujtojmë se më 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë dhe më 26 mars u zhvillua mbledhja e parë e tij.