Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e jetës në Europë. Shqiptarët kapin maksimumin, në shifra dhe më të larta se mesatarja prej 40 orësh, që rezulton për Bashkimin Europian. Pas nesh, renditen serbët e turqit, me 47 orë në javë. Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35, të ndjekur nga britanikët, me 37 dhe gjermanët me 38 orë.