Fushata ka qenë thellësisht politike dhe ka cenuar zgjedhjet e qytetarëve duke e bërë të vështirë procesin. Kështu deklaroi kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Audrey Glover në konferencën e parë për media për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas saj shqetësim ka qenë respektimi i kodit zgjedhor, pavarësia e medias dhe punësimi në administratë.
“Shqetësimi ynë është se ka patur problem në respektimin kodit zgjedhor. 50% e votuesve nuk kanë marrë pjesë në votime. Zgjedhjet janë administruar nga KQZ i cili aps ndryshime është ndarë në 3 trupa që janë marrë me administrimin. Në disa raste janë plotësuar vendet bosh nga anëtarët. Liderët e partive kanë lëshuar akuza ndaj njëri – tjetrit. Fokusi kryesor nuk ka patur debat mes njëri tjetrit, por përmes rrjeteve sociale ka çështje q ëi ekmi kushtuar vëmendje të veçantë. Ak patur ndërhyrje sa i përket punës së medias për të ndikuar te pavarësia e tyre editorial dhe mbulimin e fushatës zgjedhore dhe raportimin e lajmeve nga disa media dhe kjo ka ndikuar në dezinformin. Media nuk mund të ndalohet në zgjedhje. Ne kemi qenë të shqetësuar në lidhje me votimin elektronik ende nuk është shtrirë. Punësimet në administratë publike kanë qenë një tjetër shqetësim i yni që mund të kenë ndikuar ën votën për partinë në pushtet.
Votuesit do të duhet të zgjedhin kandidatin më të mirë për komunitetin e tyre. Duhet të ngrenë shqetësime për këtë komunitet fushat u fokusua te partitë dhe jo çështjet që kanë rëndësi për lokalitetin e tyre. Fushata ka qenë thellësisht politike ka cenuar zgjedhjet e qytetarëve duke e bërë të vështirë. Do të kemi një raport përfundimtar do kemi 3 muaj kohë do të përfshijmë të tjera rekomandime”.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, Stewart Dickson pohoi se gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit, u vunë re dhe zhvillime pozitive. Ai therksoi se megjithatë ka vend për përmirësime
“Ne vëzhguam procedurën e votimit në 110 qendra votimi. Unë nuk dua të përsëris atë çfarë tha Glover por dua të them se pajtohem plotësisht me zhvillimet pozitive që vumë re. Pamë një ditë zgjedhjesh të qetë dhe transparente megjithatë mbështetur në përvojën si vëzhgues ekzistojnë sërish disa shqetësime që përfshijnë vështirësi teknike, përfaqësimin e ulët të grave dhe mungesë aksesueshmërie në qendrat e votimit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. Këto herë pas here kanë cënuar procesin e zgjedhjeve e duhet të adresohen si prioritet. Në këtë kuadër na erdhi keq që disa çështje me interes vendor u lanë në hije si rezultat i një fushatë të polarizuar. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit se kë duhet të votojnë. Ne jemi të merakosur se munguan debatet e vërteta. Ne do të përgatisim disa rekomandime që do i adresohen autoriteteve që do të paraqiten në sesionin e ardhshëm të Strasburgut. Jemi të kënaqur që bashkëpunuam pasi kjo na ndihmon të konsolidojmë më tej rekomandimet tona.”- tha Stewart Dickson.