Mbyllen qendrat e votimit për referendumin e PD-së në 13 qytete. Janë mbyllur qendrat e votimit në këto qytetet, Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec
Nis numërimi i fletëve të votimit. Në Kukës nga 2084 të thirrur në referendum morën pjesë 839 anëtarë.
Në Lezhë nga 3300 anëtarë, kanë votuar 1300. Në Mirditë nga 1100 kanë votuar 500 anëtarë. Në Kurbin nga 1300 kanë votuar 800 anëtarë.
Në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%. Kanë votuar 512 “pro” largimit të Bashës, 9 kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Në Sarandë për referendumin votuan 500 nga 850 anëtarë me të drejtë vote, anëtarë të Partisë Demokratike nga tre bashki, Saranda, Finiqi dhe Konispoli.
Procesi përfundoi edhe në degën e Delvinës, ku morën pjesë në votim 168 nga 455 anëtarë.
Në Kavajë mësohet se 650 votues kanë marrë pjesë nga 1100 anëtarë që ka PD.
Në Gramsh, nga 706 anëtarët të saj, kanë marrë pjesë 382 anëtarë. Ndërsa në Kuçovë, kanë marrë pjesë në referendum 423 votues nga 984 anëtarë në total. Nga 423 votat që ndodheshin në kuti, 416 kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 2 kanë dalë kundër dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.
Vijon ….