Një zjarr ka rënë në qendër të Durrësit, në afërsi të kishës katolike Shën Lucia dhe pranë bashkisë.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se paraprakisht bëhet me dije se zjarri ka rënë në një godinë banimi ku qëndrojnë priftërinjtë.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.