Rajoni

Refuzohet ekstradimi në Kroaci i ish-Drejtorit Ekzekutiv të Dinamos së Zagrebit

Një gjykatë në Bosnje refuzoi ekstradimin në Kroaci të ish-Drejtorit Ekzekutiv të Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamic. Autoritetet kroate e akuzojnë për shpërdorime dhe pas largimit të tij nga Kroacia më 6 Qershor, Zagrebi lëshoi urdhër-arresti ndërkombëtar. Mbi bazën e tij u ndalua nga boshnjakët. Gjykata theksoi se Mamic është qytetar i Bosnjes, vend i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kroacinë.