Rovena Gashi e Dritan Gina pezullohen nga detyra. Vendimi i Kryeprokurores Arta Marku pason refuzimin e dy prokurorëve bashkëshortë, për të deklaruar pasurinë. Prokuroritë e Durrësit dhe të Tiranës, pranë të cilave punojnë Gashi e Gina, i akuzojnë “Për mosdeklarim apo fshehje të pasurive të nëpunësve publikë, që kanë detyrimin ligjor për deklarim”. Pezullimi pritet të zgjasë deri në përfundim të hetimeve.