Botë e Çuditshme

Rekord botëror, e palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda!

Një rekordmen i Rekordeve Botërore Guinness theu një nga titujt e tij duke palosur dhe hedhur një aeroplan letre në vetëm 5.12 sekonda. David Rush, i cili mban titujt më të shumtë të Rekordeve Botërore Guinness, u përpoq të thyejë rekordin e tij për kohën më të shpejtë për të palosur dhe hedhur një avion letre gjatë një vizite në selinë e Rekordeve Botërore Guinness në Londër. Rush kishte vendosur më parë rekordin në 6.15 sekonda dhe arriti ta thyejë atë me një kohë prej 5.12 sekondash.

“Ndërsa aeroplani i letrës mund të mos fitojë ndonjë çmim për estetikën, ai është padyshim më i bukuri që kam bërë ndonjëherë (dhe tani ndodhet në kabinetin e Rekordeve Botërore Guinness në Londër)”-tha Rush. “Është prova se ndonjëherë, shpejtësia dhe saktësia tejkalojnë përsosmërinë”-shtoi ai.