Aktualitet

Rifillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës

Prej mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës ka nisur faza e tretë e punimeve, që rikthen bllokimin në segmentin Maminas-Sukth. Automjetet që udhëtojnë nga Tirana drejt Durrësit duhet të hyjnë në Nënkalimin e Maminasit të Autostradës e të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në Kryqëzimin e Sukthit. Në vazhdim mund të ridalin në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore. Devijimi zgjat deri të enjten.