Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë ende kultivohet hashash. Ka qenë një patrullim i avionëve të Frontex, që zbuloi një parcelë në pyllin e Poros në Vlorë. Janë 11 stane në këtë pyll dhe barinjtë thonë se nuk mund të mbajnë përgjegjësi se çfarë ndodh jashtë kullotave të tyre. Policia e Vlorës asgjësoi disa bimë kanabis sativa pak ditë më parë. Aksioni është bërë në fshehtësi, ashtu siç janë zhdukur edhe kultivuesit.