Showbiz

Rihanna konfirmon publikimin e albumit të saj të ri

Kanë kaluar gati 3 vite që nga albumi i fundit i Rihanna-s, “Anti” dhe fansave u ka humbur durimi duke i kërkuar gjatë gjithë kohës këngëtares që të lançojë ndonjë projekt të ri muzikor.

31-vjeçarja i është përgjigjur komentit të një fansi duke rrëfyer se vitin e ardhshëm do të publikojë albumin e saj të ri por nuk ka zbuluar detaje të tjera.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe skuadra e saj menaxheriale të cilët janë shprehur për “Billboard” se albumi i ri i Rihanna-s do të jetë fantastik dhe pabesueshëm.