Aktualitet

Rikonstruksioni i Unazës së Fierit, kaos në qarkullimin rrugor

Rikonstruksioni i një pjese të unazës perëndimore të qytetit të Fierit ka krijuar kaos në qarkullimin rrugor. Në rreth rrotullimin ku fillojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës nuk ka asnjë tabelë orientuese për mjetet që udhëtojnë drejt jugut të vendit. Shumë turistë që duan të shkojnë në jug të vendit, marrin drejtimin e gabuar. Qarkullimi pritet të rëndohet edhe më shumë për shkak të sezonit turistik.