Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

Ronaldo Sharka ka një urim special: Dua të uroj ata që janë në krye të detyrës sot, mjekët, policët, gazetarët!

“Top 100 Songs Of 2024” Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.

Vetëm pak minuta më parë, Ronaldo Sharka bëri një urim special përmes një lidhje telefonike

Ndodhem në Lushnje, bashkë me mamin po bëjmë përgatitjet e fundit për natën e ndërrimit të viteve… Lumturia gjendet në gjëra shumë të vogla.

Mendoj që çdo gjë ndodh për një arsye dhe jam shumë i lumtur për gjërat e mira dhe të këqija që më ka sjellë 2024. Edhe kur ne mendojmë që është fundi, nuk është fundi është mbyllja e një gjëje të dhimbshme dhe fillimi i një epoke të re.

Dua të uroj ata që janë në krye të detyrës sot, mjekët, policët, gazetarët. Në 6 Janar shihemi dhe dëgjohemi në “Live From Tirana”.