Aktori i njohur Mark Sheppard ka pësuar gjashtë sulme në zemër dhe është rikthyer nga vdekja katër herë. Aktori i “Supernatural” detajoi këtë eksperiencë të trishtë në rrjetin e tij social Instagram. Ai shkroi:
Nuk do ta besoni këtë! Isha rrugës për në një takim dje kur u rrëzova në kuzhinë. Gjashtë sulme në zemër dhe jam rikthyer nga vdekja katër herë, mesa duket pata një bllokim 100% në LAD-in tim. Shanset për të mbijetuar ishin pothuajse zero. Ndihem mirë. I përulur edhe një herë. Nesër në shtëpi.
View this post on Instagram
Ndërkaq, përveç rolit të tij në “Supernatural”, Mark ka luajtur në “Battlestar Galactica”, “CSI: Crime Scene Investigation” dhe “Leverage”. Babai i tij, William Morgan Sheppard, ishte i njohur për punën e tij në “Star Trek”.