Aktualitet

Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohet rruga

Prej disa orësh dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në aksin rrugor Kukës-Peshkopi në fshatin Ujmisht. Shkak është bërë një rreshqitje masive dherash, nga reshjet e dendura te shiut. Si pasojë është çarë edhe asfalti dhe te gjitha inertet e grumbulluara nga përroi kanë dalë në rrugë. Autoritetet rrugore po punojnë për hapjen e rrugës.