Aktualitet

Rritet numri i fëmijëve me probleme në shikim

Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i fëmijëve me probleme në shikim. Mjekët okulistë pohojnë se ndonëse nuk ka shifra konkrete, të dhënat bazohen në një depistim që po kryhet në shkolla të ndryshme së fundmi. Kontrollet janë përqendruar tek fëmijët nga kopshti e deri në klasën e nëntë. Në rreth 1000 depistime në Krujë e Fushë-Krujë rezultoi që rreth 170 fëmijë kishin nevojë patjetër për syze. Por pobleme me shikimin kishte edhe stafi pedagogjik.