Në një intervistë për Sport Bild para 70- vjetorit të tij, Karl Hajnz Rumenige ka folur për dështimet e Bajernit të Mynihut në merkato dhe për momentin kur ai mund të tërhiqet nga klubi.
LEXO EDHE: Mbrojtësi i thur elozhe trajnerit, Açerbi: Kivu e di çfarë do të thotë të fitosh dhe të humbësh!
Si Rumenige, ashtu edhe Uli Hoenes kanë qenë thelbësorë në ndërtimin e Bajernit në klubin që është sot, por vitet e fundit është sugjeruar se të dy mund të kenë qëndruar më gjatë seç duhet në vendimmarrjet e rëndësishme të klubit. Të dy mbeten pjesë e bordit mbikëqyrës të klubit, i cili ka rol të rëndësishëm në transferime, kontrata dhe vendime të tjera. Kur u pyet se kur do të tërhiqeshin, Rumenige tha: “Ne do të vazhdojmë deri sa të ndjejmë se gjithçka është 100 për qind në rregull. Fatkeqësisht, më parë nuk ka qenë 100 për qind në rregull — kjo është e drejtë, sidomos për sa i përket zhvillimit të financave të klubit. Pra, kur gjithçka të jetë 100 për qind në rregull, ne do t’ua dorëzojmë çelësat pasuesve tanë.”
Ai shtoi: “Unë ende besoj se klubit nuk i duhet më pak Uli Hoenes, por më shumë.” Për transferimet ku Rumenige ka fjalën e tij te Bajerni, janë edhe ato të Florian Virtz dhe Nik Voltemejd. Kampionët e Bundesligës u përpoqën shumë për t’i sjellë të dy në kohë të ndryshme këtë verë; megjithatë, lëvizjet nuk u realizuan për arsye të ndryshme.
Virtz përfundoi te Liverpl, pasi kampionët e Premier Ligë arritën ta bindnin 22-vjeçarin tu bashkohej, ndërsa me Bajer Leverkusen kishte fituar tashmë gjithçka në futbollin gjerman. Rasti me Voltemejd ishte ndryshe, pasi sulmuesi donte të kalonte nga Shtutgarti, dhe ishte arritur një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit. Megjithatë, ekipi i Shtutgartit u treguan të ashpër me çmimin e vendosur, kështu që transferimi dështoi.