FIFA bëri bilancin e sistemit VAR pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve në Botërorin “Rusi 2018”. VAR-i ka kontrolluar 335 raste në 48 ndeshje. Nga këto, 14 vendime të arbitrit u ndryshuan, ku përfshihen 7 penallti të dhëna, 2 penallti të anuluara, 2 kartonë të kuq, 2 gola të dhënë në pozicion jashtë loje dhe një për gabim identiteti. Në këtë Botëror janë akorduar 24 penallti, në krahasim me 10 të “Brazil 2014” dhe 10 të “Afrikë e Jugut 2010”, por vetëm 7 prej tyre janë dhënë me VAR.