Sport

Rusi 2018, Kolumbia dhe Japonia kalojnë në fazën tjetër

Kolumbia dhe Japonia kalojnë në fazën tjetër të Botërorit Rusi 2018. Në ndeshjet e fundit të grupit H, që përfunduan para pak minutash Kolumbia mundi Sengealin 1-0, ndërsa Polonia fitoi ndaj Japonisë po 1-0. Kolumbia kualifikohet si e para e grupit me 6 pikë, ndërsa Japonia kualifikohet si e dyta me 4 pikë. Senegali dhe Polonia përfundojnë këtu rrugëtimin në Botëror.