Bota

Rusia breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë, 15 persona të vrarë, mbi 100 të tjerë të plagosur

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë, ku goditja më e rëndë ishte ajo me raketa balistike ndaj një ekspozite të teknologjisë së dronëve pranë Kievit.

Sipas autoriteteve ukrainase, 10 persona humbën jetën në këtë sulm, ndërsa pesë të tjerë u vranë nga bombardimet ruse në qytetin lindor të Slovianskut.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ekspozita mblidhte përfaqësues të rëndësishëm të industrisë së mbrojtjes dhe se rreth 100 persona mbetën të plagosur.

Ai njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e organizimit të aktivitetit dhe masat e sigurisë që ishin marrë.

Sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuri Ihnat, sulmi u krye me tre raketa balistike, nga të cilat vetëm një u interceptua nga mbrojtja ajrore ukrainase.