Sex

Sa ndikon gjatësia në jetën seksuale?

Diskutimi mbi ndikimin e gjatësisë në preferencat për një partner është një temë e zakonshme, sidomos kur bëhet fjalë për meshkujt. Shumica e kohës, gjatësia është një kriter që kërkohet te meshkujt, dhe shkencëtarët kanë zbuluar se ata që janë më të gjatë se 182 centimetra kanë më shumë mundësi për të gjetur një partner në platformat online.

Por tani, ka një arsye tjetër për të dëshiruar të jeni më të gjatë: sipas “Bodylogic MD”, personat e gjatë kanë jetën seksuale më të kënaqshme. Një anketim i fundit, i realizuar me 1,000 pjesëmarrës, ka zbuluar se individët që janë më të gjatë se shokët e tyre janë më të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Hulumtimi nuk ka dhënë një shpjegim të saktë se si gjatësia ndikon në kënaqësinë seksuale, por sugjerohet se individët e gjatë ndjehen më të sigurt dhe më joshës, çka mund të kontribuoni në përvojat seksuale pozitive.

Po ashtu, një tjetër fakt interesant është se meshkujt janë më të shqetësuar dhe të pakënaqur me gjatësinë e tyre krahasuar me femrat.

Në fakt, shumë meshkuj kanë pranuar se do të preferonin të shtonin disa centimetra në gjatësinë e trupit të tyre nëse do të ishte e mundur, përmes ndërhyrjeve kirurgjikale.