Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm Sam Smith flet hapur për problemet me shëndetin e tij mendor.
Gjatë një koncerti 27-vjeçari u tha fansave të tij se prej 18 muajsh është në terapi për të luftuar ankthin. Më parë ai është përballur edhe me depresionin por thekson se me ankthin është krejtësisht diçka tjetër.
Britaniku këshilloi të gjithë fansat e tij që po përballen me të njejtin problem të përpiqen ta nisin ditën pozitivisht duke i thënë vetes “Unë mjaftoj”.