Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vëndeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ndër të tjera se Shqipëria në vitin 2030 nuk është një ëndërr por një realitet që vjen pas një llogaritje të afateve të dakordësuar me Komisionin Evropian dhe që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë.
“Në konsensus të plotë me komisionin kemi rënë dakord për një kalendar i bëshëm detyrat për ne, për të mbyllur negociatat në fund të 2027-ës. Pastaj koha mesatare që kemi vlerësuar kur vjen fjala për ratitifikimin nga 27 parlamentet është 2 vjet dhe kështu Shqipëria të ulet në 2030 në tryezën e BE-së”, tha Rama.
Më tej ai shtoi se sa i takon ecurisë së procesit të integrimit të vendeve të rajonit, procesi bazohet në meritë cka do të thotë se lidhet me përmbushjen e detyrimeve për secilën qeveri të rajonit.
Por në raport me vendet e tjera fqinje, kryeministri Rama tha se shqiptarët janë kombi më euro-optimist.
“Kur bëhet fjalë për rajonin do të bija dakord se ky është proces shumë i bazuar në meritë, secili duhet të përmbushë detyrimet dhe të bëjë detyrat e veta. Ka histori të ndryshme në rajon, por kur vjen fjala tek ne mund ta them me zë të lartë se jemi kombi më eurooptimist në Evropë ose sic thotë Donald Trump në tokë”, tha Rama.
Rama tha se ky vit ka qenë mjaft pozitiv, duke theksuar kohën rekord të çeljes së 5 nga 6 grupkapitujve. I pyetur nga moderatorja se kush është sekreti i të qenurit më i sukseshsëm se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kryeministri tha se ekipi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe kur këshilli refuzonte t’i jepte dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kur ky moment erdhi, grupi ishte tejet i përgatitur për të vijuar me bisedimet dhe përmbushjen e detyrave të caktuara më pas.
“Raporti është pozitiv dhe i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve që është rekord absolut. Është diçka që vetëm deri pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim. Përveç të zakonshmes që lidhet me punë e madhe, do të shtoja dhe shpejtësia lidhet me…nga njëra anë gjatë atyre që unë i quaj vitet te poshtërimit, ato vite kur komisioni i BE rekomandonte këshillin të çelte bisedime dhe ne refuzoheshim nga disa vende, ndërsa ne përgatiteshim për momentin e çeljes dhe u stërvitëm në fort duke i thënë vetes se momenti ynë do të vijë dhe duhet të jemi gati. Kur momenti mbërriti ne ishim më të përparuar se të tjerët. Ja ku vjen faktori numër 2 që është Brukseli i cili ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën evropiane për të bërë Brukselin të zgjohej jo vetëm në nivelin e komisionit, por dhe në nivelin e këshillit ku fjalët na thuheshin më përpara, përfundoi. Shpresoj që më së fundmi do të ulemi së bashku rreth të njëjtën tryezë”, tha Rama.