I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio me Ilvi Begollin ka qenë Dr. Gjergji Semini, mjek urolog-androlog. Një nga mjekët më të mirë në Ballkan sa i përket fushës së urologjisë dhe andrologjisë, ka trajtuar problemet e prostatës që prekin meshkujt pas një moshe të caktuar, shëndeti i organit urogenital dhe pajisjet e teknologjisë së fundit që ndihmojnë këtë fushë.
Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.
Disa nga diagnozat më të forta të pjesës urogenitale ose të prostatit në vetvete shfaqen pas moshës 50-vjeçare. Por pjesa më e madhe që mos të arrihet kjo gjë dhe të mos jenë shumë të mëdha simptomatologjitë duhet tè nisë një kontroll më parë mashkulli.
Kur nisin meshkujt kontrollin e prostatit?
Pas moshës 50 vjeç kemi humbur 30 vite jetë të një personi mashkull pa bërë një kontroll të një organi jetik, i cili përdoret minimalisht katër herë gjatë ditës, një herë gjatë natës për të urinuar dhe disa herë në javë dhe në muaj për të kryer nevojat seksuale të mashkullit. Ne merremi me këtë në moshën 50 vjeç sepse kemi dëgjuar që është kanceri i prostatës, ndërkohë kemi harruar se këto 30 vitet e kaluara dashje padashje ka dhimbje pelvike të cilat krijohen nga ky organ. Dhimbje rrëzë kofshëve, në fundin e barkut ose në testikuj.
Zmadhimi beninj i prostatës që quhet ndryshe dhe Hiperplazi Beninje e Prostatës jo kancerogjene e cila e nis udhëtimin e saj shumë herë, që në moshën 20 vjeç. Pse? Meshkujt nisin të njohin vetveten dhe organin mashkullor që në moshën 11-12 vjeçare.
Kush janë shenjat që një person ta kuptojë se po vuan nga prostata?
Nëse do të ndodhë një infeksion prostati tek meshkujt ka një mënyrë të tillë vetëmbrojtje. Shpesh nuk e kuptojmë që kemi një infeksion, por mund të ndjejmë shqetësime të vogla si djegie gjatë urinimit. Duhet të paktën minimalisht një herë në gjashtë ose tetë muaj të bëni një kontroll të përgjithshëm tek urologu-andrologu.
Dhimbje pelvike në pjesën e fundit të barkut, vështirësi në ulje. Prostati është organi më i mirë që ka personi në trup sepse nuk ndihet dhe nuk flet fare, kurse më i zgjuari është testikuli.
Kur duhet të fillojnë meshkujt të bëjnë vizitë tek mjeku urolog-androlog?
E mira është që këto vizita të fillojnë nga mosha 18 – 20 vjeç, për arsyen se nëse prostata do të jetë e pastër do të keni një jetë më të suksesshme dhe më jetëgjatësi në jetën tuaj seksuale.