Policia e Shkodrës sekuestroi sot 200 kg kanabis, si dhe dy armë zjarri pistoletë. Gjashtë persona u arrestuan, ndëra disa të tjerë u shpallën në kërkim. Në flagrancë u kapën Ardit Haxhagici, Bardh Gostini, Neritan Saraçi, Rezart Çarçani, Ramadan Dushaj e Vilson Ndoka. Blutë e Shkodrës vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e të tjerë personave.