Një shtetas italian u kap me një gomone në brigjet e Sarandës. Policia e qytetit bregdetar deklaroi se 26 vjeçari dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Gjithashtu mendohet se mjeti lundrues i cili u sekuestrua nga policia, do të përdorej për trafik droge drejt Italisë.