Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer theksoi se për ulësen e Kosovës në OKB nuk vendos Serbia, por Rusia. Sipas tij, ky synim është vështirë të arrihet me negociata edhe nëse do të pajtohej Beogradi. Gjatë fazës përfundimtare të dialogut Prishtina dëshiron të vazhdojë me themelimin e ushtrisë, ndërsa Beogradi me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Serëer, për njohjen e Kosovës negociatat duhet të zhvillohen midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.