Aktualitet

Sezoni turistik, OSBE dhuron 6 lexues portabël pasaportash për policinë kufitare

OSBE i dhuroi policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë. Tashmë vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar.