Aktualitet

Sezoni turistik, shtohen aksidentet rrugore

Vetëm gjatë 3 javëve të para të qershorit, 12 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore. Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, numri pritet të rritet për shkak të shtimit të lëvizjeve gjatë sezonit turistik. Shkakun policia e shikon te shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët, por edhe nga këmbësorët. Kryesore është humbja e vëmendjes për shkak të telefonit. Në 6 muaj, 10 mijë shoferë janë penalizuar për këtë fakt, ndërsa ka rënie drastike, numri i penalizimeve për mospërdorimin e rripit të sigurimit.